Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, kanë ndezur qirinj në Prishtinë, në përkujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qirinjtë në përkujtim të 11 Shtatorit, Haradinaj e Pacolli i kanë ndezur në Sheshin “Skënderbeu”, në kryeqytet.
“Duke qenë thellësisht falënderues për atë çfarë Qeveria e ShBA-së dhe populli bujarë amerikan ka bërë për lirinë e Kosovës, pavarësinë dhe shtendërtimin, populli i Kosovës dhe Qeveria e tij, do të mbështesë gjithnjë dhe pa hezitim SHBA-në, në luftën kundër terrorizmit global dhe do të qëndrojë paluhatshëm përkrah popullit amerikan në ditë të vështira, por edhe në gëzime e festa”, ka thënë kryeministri Haradinaj me këtë rast.