Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka zgjedhur Arton Muçajn drejtor të Departamentit për Kontrollin e Tregut me Mallra Strategjike.
Njoftimi për zgjedhjen e tij është dhënë nga MTI më 28 maj, 2018.
Muçaj, i cili në këtë pozitë është zgjedhur me 82.15 pikë të fituara, është familjar i bashkëshortes së kryeministrit.
Periskopi ka kuptuar se Arton Muçaj është kushëri i Anita Muçajt, përkatësisht djali i axhës së saj.
Përveçse familjar i bashkëshortes së tij, Arton Muçaj është edhe anëtar dhe aktivist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai, në Facebook ka të publikuara dhjetëra fotografi të kryeministrit Haradinaj, si dhe ka fotografi bashkë me Daut Haradinajn, deputetin dhe vëllain e kryeministrit. /Periskopi/