Me nënshkrim të kryeministrit Ramush Haradinaj, Fatir Berzati nga Partia e Bashkuar Gorane, u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit. Ky i fundit pretendon se kjo i ndodhi sepse ai në një mbledhje të qeverisë së Kosovës, lexoi një raport në gjuhën shqipe, dhe Kosovës iu referua si republikë.
Leximi në gjuhë shqipe dhe përsëritja e fjalisë (Republika e Kosovës), e hoqi nga posti i Zëvendësministrit të zhvillimit Ekonomik, thotë Berzati në një intervistë për Klan Kosova.
Ai po ankohet se nga një fjalim i 13 tetorit në qeveri, pati presion të madh nga kryetari i partisë së tij, Adem Hoxha.
Fatir Berzati u bë Zëvendësministri i parë që u largua nga kabineti qeveritar i drejtuar nga Kryeministri, Ramush Haradinaj.
Ndërsa, në qeverinë Haradinaj, kanë thënë se shkarkimi i Berzatit ka ardhur nga Lista Serbe, dhe për këtë nuk është përgjegjës kryeministri, pasi kërkesat për emërime apo shkarkime në qeveri të personave që vijnë nga partitë tjera, nuk janë përgjegjësi e kryeministrit, por e partnerit të koalicionit.