Deputeti nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet debat parlamentar lidhur me arrestimin dhe dëbimin nga Kosova të gjashtë qytetarëve turq, deklaroi se ky aksion ishte një padrejtësi e madhe ndaj tyre dhe është e pashmangshme formimi i një komisioni hetimor për këtë çështje.
“Duhet të pajtohemi plotësisht për formimin e komisionit hetimor. Të gjithë pajtohemi që ka pasur një padrejtësi ndaj këtyre qytetarëve turq, mirëpo po ju them se edhe 312 qytetarë tjerë janë deportu nga Kosova në mënyrë të njejtë dhe askush nuk ka reaguar”, deklaroi Haradinaj.
Haradinaj shtoi që orientimi i popullit të Kosovës është pro përendimor, mirëpo rasti duhet hetuar dhe nga akterët pjesëmarrës të kërkohet llogari.