Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është arsyetuar sërish për rritjen e pagës për veten dhe të stafit qeveritar.
Haradinaj ka thënë se ky vendim nuk është shpenzim, por dhënie e mundësisë për të krijuar zhvillim, punë dhe qeverisje që vepron.
Mendoj që kjo i sjell përfitim dhe zhvillim vendit’’, ka shtuar Kryeministri për gazetën Epoka e Re.
I pyetur nëse e di se Kosova është vendi më i varfër në rajon dhe me pagën më të lartë të Kryeministrit, Haradinaj tha se nuk i ka shikuar pagat e kryeministrave të rajonit. Madje thotë se në vendet e tjera, ayre u jepen edhe rezidenca, transmeton Periskopi.
‘’Vendet e tjera mund të kenë metoda të tjera që u sigurojnë institucioneve integritet. Ata, pos pagave, kanë përfitime të tjera, kurse në Kosovë këto nuk janë. Në vendet e tjera, kryeministrat kanë edhe rezidencat e tyre, e gjera të tjera, ndërsa në Kosovë nuk ka kështu. Paga duhet të jetë e mirë, por nuk duhet të ketë përfitim tjetër’’, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë që Haradinaj në 100 ditëshin e punëë së tij mori vendim për rritjen e pagës së tij, prej 150 eurove në 2950.