Haradinaj falenderon qyetarët për pritjen: Do të jemi bashkë në shërbim të vendit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka falënderuar qytetarët për urimet dhe pritjen e bërë mbrëmë në Prishtinë.
“Më keni nderuar lart me pritjen që m’keni bërë. Të gjithë Ju, më keni prekur thellë dhe më keni bërë më të fortë se kurrë! Do të jemi bashkë edhe sot edhe gjithmonë, e në shërbim të vendit”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Të dashur shqiptarë,

Kam marrë dhjetëra mijëra mesazhe urimi nga ju dhe nuk kam patur mundësi t’i kthej. I kam lexuar me vëmendjen më të madhe secilin veç e veç.

Kam pritur mijëra prej jush, por shumë të tjerëve nuk kam qenë në situatë tu takoj!

Keni qenë qindra mijëra, në të gjitha anët e Globot, që jeni vënë në krahun tim, duke më mbrojtur mua dhe të drejtën shqiptare!

Duke qenë në rrethana të jashtëzakonshme, nuk kam mundur tu takoj e tu flas sy më sy.

Më keni nderuar lart me pritjen që m’keni bërë.

Të gjithë Ju, më keni prekur thellë dhe më keni bërë më të fortë se kurrë!

Ju falëndëroj nga zemra!

Do të jemi bashkë edhe sot edhe gjithmonë, e në shërbim të vendit.

Krenar me Ju!

Juaji Ramush Haradinaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme