Haradinaj familjarëve të të pagjeturve: Pajtimi është i zorshëm por dora e pajtimit duhet shtrirë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka takuar përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve, ku me këtë rast ka thënë se në dialogun final me Serbinë duhet të futet edhe tema për të pagjeturit, që sipas tij, janë 1647 persona, raporton Gazeta Blic.Ai tha se përveç tentimit të arritjes së një marrëveshje me Serbinë, dorën e pajtimit duhet shtrirë edhe familjarët e të pagjeturve, ani pse, siç u shpreh ai, një gjë e tillë është e zorshme.“Pa e shtri dorën e pajtimit ju, familjarët e të pagjeturve, edhe pajtimi është i zorshëm. E dëshirojmë që edhe këtë temë ta trajtojmë në çështjen e dialogut. Janë 1 mijë e 647 të paktën me këto të dhëna i posedoj, prej të cilëve serbë janë 444. Disa prej të cilëve figurojnë të zhdukur disa para e disa mas lufte. Kjo është një plagë për ne, pa marr parasysh përkatësinë etnike” tha Haradinaj.

Ai gjithashtu në këtë takim bëri të ditur se do të propozojë edhe një buxhet për 24 shoqata të të pagjeturve.“Kam dëgjuar që janë 24 shoqata të të pagjeturve. Unë do ti propozoj qeverisë së vendit një buxhet për secilën shoqatë. Një buxhet logjistik për secilën shoqatë”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme