Haradinaj flet për forcimin e ligjit në Kosovë

 

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot shefen e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Ai ka treguar se në takim është biseduar për nevojën e vendosjes së sundimit të ligjit në Kosovë.

LEXO EDHE: Lirohet nga burgu ish deputeti i PDK-së

Ky është statusi i plotë i tij:

Sot pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje Shefes së Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), znj. Alexandra Papadopoulou.

Në këtë takim, me karakter njoftues, shprehem përkushtimin e përbashkët për rrugën evropiane të Kosovës dhe mbi të gjitha nevojën e vendosjes së sundimit të ligjit si top prioritet në Kosovë.

Në emër të AAK-së, i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim me EULEX-in, me synimin që institucionet vendore të ngrisin kapacitetet për një shtet ligjor e funksional në gjithë Kosovën.