Haradinaj: Gazi lotsjellës ma prishi gjumin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria pret që deputetët të përmbushin pjesën e mbetur të obligimeve, por nuk ka bërë të ditur nëse kanë numrat për votimin e marrëveshjes.

Ai gjatë drejtimit për media tha se Qeveria pret që deputetët të përmbushin pjesën e mbetur të obligimeve.

Ndërsa i pyetur rreth hedhjes së gazit lotsjellës, Haradinaj tha me humor se era e gazit ishte e njëjtë sikur herëve të kaluar kur ishte hedhur gjatë seancave për miratimin e demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend.

“S’po ndryshonte, era njëjtë.”, tha ai.

Gjithashtu, ai është pyetur edhe nëse e ka marrë gjumi gjatë kësaj seance, por kryeministri Haradinaj përsëri me humor është përgjigjur se gazi ia ka prish gjumin.

I pyetur edhe nëse i kanë numrat për votimin e demarkacionit, Haradinaj nuk ka dhënë ndonjë komentim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme