Haradinaj: Gërvallajt dhe Zeka na treguan rrugën për liri kombëtare

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka përkujtuar Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën në 36 vjetorin e vrasjes.

Sipas Haradinajt 17 janari është data që shqiptarëve ua kujton zinë por edhe guximin.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

17 janari është data që u kujton shqiptarëve zinë, por edhe guximin. Guximin për t’i tubuar e për t’u prirë shqiptarëve.

17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallen dhe Kadri Zekën, me Gjergjin Kastriotin, në të njëjtën nyje – flijimin për atdhe.

Gërvallajt dhe Zeka, ata tre burra qe me fenerë të ndezur, në mendje e zemër, na e kanë dëftuar rrugën për të arritur lirinë kombëtare. Ata ishin lajmëtarët e lirisë së Kosovës.

Lavdi heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.