Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka mundur të lejohet vizita e Marko Gjuriqit në Kosovë, shkruan Periskopi.
Në Rubikon të KTV’së, ai tha se ka dhënë leje për vizitën e Vuçiqit në Kosovë dhe gjithçka kishte kaluar në rregull.
“Ka mundur të lejohet vizita e Gjuriqit. Kur kanë kërku leje për Vuçiqin jam pyetur e kam lejuar. Ai ka ardh, ka shkuar edhe gjithçka ka qenë në rregull. Unë jam informuar në gjysmë të kohës për ndalesën që i është bërë Gjuriqit. Atij i është ndaluar vizita prej të premtes, ndërsa unë e kam marrë vesh të dielën. Ka qenë çështje protokollare. Ministria e Jashtme i ka ndaluar vizitën, Ministria e Punëve të Brendshme e ka zbatu vendimin. Vendimi është marrë në bazë të ligjeve e kushtetutës. Një natë përpara kanë filluar procedurat. E kemi dit që ka me ardh. I kemi paralajmëruar që të mos vjen derisa është ndalesa, sepse kështu do të ndodh. Do të isha ndier i fyer sikur Policia të dështonte të arrestonte Gjuriqin. Nuk është në rregull me qenë ndalesa, e ai me u leju me hy”, deklaroi kryeministri Haradinaj.
Tutje, kryeministri shtoi se sa të është ai në krye të Qeverisë nuk do të ketë standarde të dyfishta.
“Kur i kemi ngreh zhag deputetët, e ngrehim edhe atë. E di unë çka kam hjek kur jam kanë në opozitë. Duhet të arrestohet secili që hyn pa leje në vizitë”, tha Haradinaj.