Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot se askush nga politika nuk ka të drejtë të fyej apo sulmojë, policët, ushtarët e vendit, prokurorët e gjyqtarët.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se respektimi i kësaj kategorie është obligim moral, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, Haradinaj duket se ka harruar ofendimet ndaj prokurorit të dorëhequr nga rasti “Veteranët”, Elez Blakaj.
Haradinaj nuk do t’i ndalte fjalët e rënda ndaj tij, duke e quajtur atë “hajn të pulave”.
Në një situatë ku ai mbante postin e kryeministrit, Haradinaj kishte thënë se Blakaj është treguar frikacak.
“Askush nga politika nuk ka të drejt të fyej apo sulmojë ushtarin aktiv, policin në detyrë, porkurorin dhe gjyqtarin në funksionet e tyre. Mbështetja ndaj tyre është obligim moral, ligjor e kombëtar i secilit prej nesh”, ka thënë ai.