Haradinaj: Hiqe bllokadën kryeministër, është vendim i dëmshëm për shqiptarët

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Kurti të hiqet vendimi për ndalimin e qytetarëve të Shqipërisë në kufi, nëse nuk i kanë tri doza të vaksinës.

Ai ka thënë se ky vendim është arbitrar dhe i dëmshëm dhe sipas tij këtë masë nuk e ka aplikuar asnjë shtet fqinj.

Postimi i tij i plotë:

Vendim arbitrar e i dëmshëm ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje.

Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë.

Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme