Haradinaj i drejtohet publikisht Aleksandër Lumezit për zgjidhjen e këtij rasti

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka drejtuar një letër publike kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit për të kërkuar hetime rreth keqpërdorimeve në ndërtimin e Memorialit në Mejë të Gjakovës.

Haradinaj ka thënë se ka bërë këtë kërkesë pas shqetësimeve të banorëve të kësaj zone.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e përpjekjeve  për çlirim dhe liri.

“Sot, ju kam drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit Z. Aleksandër Lumezit që në mandatin e tij ligjor të fillojë menjëherë, në kordinim me Policinë e Kosovës, hetimin për keqpërdorimet të cilat janë shprehur si shqetësim nga banorët rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës.

Ne nuk do të lejojmë që keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e përpjekjeve tona për çlirim dhe liri. Memorja jonë historike kombëtare është trashëgimi për brezat që vijnë.” ka shkruar Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme