Haradinaj: I kam pa edhe kravatat, bile më ka mbetë merak një

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i nxitur nga një fjalim i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, e cila kritkoi ashpër qeverisjen e tij të deritanishme, reagoi ashpër duke i quajtur ‘pallavra’ vlerësimet se rritja e pagës së tij është vendim i gabuar.
Ai foli edhe për kravatat, të cilat qytetarët ia kishin varur në rrethojat e Qeverisë.

Tha se njëra prej kravatave i kishte pëlqyer.
“I kam pa edhe kravatat. Bile më ka mbetë merak një, m’u ka dokë e bukur. E kam pa vjerr në një rrethojë aty. E mirë ish kanë, por kur u ktheva e kishin pas hjekë. I marrë parasysh kritikat e qytetarëve”, tha Haradinaj.

Haradinaj foli gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës për rritjen e pagave të zyrtarëve qeveritarë

Haradinaj tha se mirëpret kritikat e deputetëve dhe qytetarëve për vendimin për rritjen e pagës, por jo edhe kritikat për mospunë. Sipas tij, Qeveria e tij ka rezultate, por tha se nuk mund t’i korrigjojë gabimet 20-vjeçare të pushteteve të kaluara.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme