Haradinaj i kërkon përkrahje ambasadores së Finlandës për pastrimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar përkrahje për pastrimin e Kosovës edhe nga ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon.

Haradinaj e falënderoi ambasadoren e Finlandës për gjithë mbështetjen që e ka dhënë shteti finlandez në Kosovë si partner i fuqishëm dhe përkrahës i madh i proceseve eurointegruese të vendit tonë.

“Finlanda në vazhdimësi e ka ndihmuar Kosovën në programe të caktuara që kanë pasur rëndësi të veçantë për jetën e qytetarëve. Sot kërkova nga ambasadorja finlandeze që të na bashkohen në aksionin tonë për pastrimin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj për aksionin që do të fillojë më 15 shtator.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme