Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj mbrëmjen e sotme zhvilloi një lidhje direkte me emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në lidhje me lirimin me kusht të tij në Francë, pas aktakuzave të Serbisë.
Haradinaj vlerësoi mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë në këtë proces, që e cilësoi si të pakuptimtë.
Ai theksoi se Tirana e ka mbështetur shumë, duke falënderuar kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Berisha.
Por gjatë emisionit ka ndodhur edhe një incident, ndoshta i paqëllimtë. Teksa iu përgjigj pyetjeve të analistit Lutfi Dervishi, Haradinaj u shkëput nga linja kur gazetari Berat Buzhala do t’i bënte pyetjen e tij.
Buzhala kishte planifikuar ta pyeste nëse do të fitonte më shumë vota po të qëndronte nën arrest sa më shumë në Francë. Për më tepër ndiqni videon.