Kryeministri, Ramush Haradinaj, edhe këtë të diel është duke e kaluar në natyrë.
Ai bashkë me një grup, sot ia ka mësyrë Majës së Lubotenit, e cila gjendet në Malet e Sharrit, njofton Klan Kosova.
Një ekip e Klan Kosovës, ka hasur në eskortën që po shoqëronte Haradinajn dhe grupin pjesë e së cilit ai është sot për t’u ngjitur bjeshkëve.
Haradinaj njihet për aktivitetin e tij fizik dhe ngjitjen nëpër bjeshkë të ndryshme nëpër Kosovë.