Haradinaj: I’a paraqita ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale me Serbinë në kufijtë ekzistues

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në “facebook” ka shpalosur detaje të takimit të tij me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Haradinaj është shprehur, se ai i’a ka paraqitur nevojën ambasadorit Kosnett, për një marrëveshje finale sa më të shpejtë me Serbinë, e cila sipas Haradinaj, rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Postimi i plotë:

Prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett ku diskutuam për vizitën time ne SHBA dhe takimet atje.

Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë.

I paraqita Ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë.

RH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme