Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me 21 dhjetor të vitit të kaluar kishte pasur një udhëtim në Gjermani.
Por ndryshe nga autoritetet e Francës që e ndaluan atë me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, gjermanët nuk vepruan njëjtë dhe nuk e përfillen kërkesën e Interpolit të Beogradit.
Burimet e Indeksonline të afërta me këtë udhëtim kanë treguar se Haradinaj ishte ndaluar nga autoritetet gjermane për rreth 8 minuta, derisa e kishin bërë verifikimin e fletarrestit të lëshuar nga Serbia.
“Gjermanët e ndaluan për vetëm 8 minuta derisa i verifikuan në detaje dokumentet e z.Haradinaj dhe derisa e bënë këtë veprim ata i ofruan edhe kafe atij”, ka deklaruar zyrtari i AAK-së.