Haradinaj: Jemi në koordinim me presidentin për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka mundur tu shamnget pyetjeve për Demarkacionin as në mbledhjen e dy qeverive në Shqipëri.

Shefi i qeverisë së Kosovës është pyetur nëse ka koordinim me presidentin për punën e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.

“Në Prishtinë u përgjigjem për të gjitha çështjet. Por mund t’iu them se jemi në koordinim me presidentin për të gjitha problemet, e edhe për Demarkacion”, ishte përgjigja e Haradinajt, raporton lajmi.net

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vazhdon të qëndrojë prapa deklaratave të tij të dhëna gjatë takimit me Haradinajn.

Në atë takim ai i kishte bërë thirrje liderit të AAK-së “që të heqë dorë nga opozitarizmi”.

Ndryshe në mbledhjen e dy qeverive u nënshkruan 12 marrëveshje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme