Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës respekton tërësinë territoriale të Republikës. Ka thënë se do të mposhtet çdo përpjekje për t’i prekur këto parime.
Këto komente Haradinaj i ka bërë pas nisjes së vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuic, në Veri të Kosovës.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova është shtet mikëpritës.
“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka shtuar ai.