Haradinaj: Kategorizimi i veteranëve si në kohën e partizanëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëri ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur kundër ndarjes së veteranëve në tri kategori.

Haradinaj tha se ky vendim është i padrejtë dhe i pandershëm, transmeton kosovapress.

Ndonëse ai me tërë familjen e tij ishte në shërbim të çlirimit të Kosovës thotë se është e pandershme që të pranojë një situatë të tillë.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit tha se kjo që po ndodhë po ngjason me kohën e partizanëve ndërkohë që kërkon që në ligj të futet edhe një nen ku u njihet statusi të gjithë atyre që kanë rënë për liri në periudha të ndryshme.

“Ne kemi pasur grada të ndryshme në luftë por diçka që na ka bashkuar ka qenë që kemi qenë çlirimtarë dhe secili nga ne pa marrë parasysh kur ka ardhë në luftë ka mundur ta merr plumbin ose granatën ose me shkelë në minë dhe me vdekë. Ajo që kërkojmë është që të shtohet neni ku i përfshinë edhe ata që kanë ra ose kanë vdekur në shërbim të atdheut para luftës së UÇK-së kur edhe zyrtarisht fillon lufta në mënyrë që atyre familjeve mos t’iu cenohet marrja e pensioneve sepse kjo nuk është pagë e mirëfilltë ky është status i tyre. Të njëjtën kohë jemi për që ligji për veteranët të amandamentohet që paga e tyre të mos jetë e kushtëzuar nëse punojnë ose jo… Në fakt kjo nuk është një shumë e madhe është një social i vogël që iu ndahet atyre kategorive. Pra jemi për por kundër kategorizimit në kategorinë e themeluesve të gjeneratës së parë. Disi kjo po ngjason si në k ohë të partizanëve, i kanë thanë partizanë të parë e ku ta di unë. Pra unë jam kundër”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se ata që kanë kontribuar për atdheun duhet t’u shpërblehet statusi ndërsa pagën aktuale të tyre e ka quajtur ndihmë sociale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme