Haradinaj kërkon involvimin e Trump, Macron, May në fazën e fundit të negociatave me Serbinë

 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur për dialogun me Serbinë. Ai ka thënë se për të arritur në fazën finale që, sipas tij, është njohja reciproke, duhet të inkuadrohen dhe të ndihmojnë edhe liderët më të mëdhenj botërorë si Donald Trump, Angela Merkel e Emmanuel Macron.

Kryeministri Haradinaj në një tryezë të organizuar nga Lëvizja “FOL” thotë se Kosova dhe Serbia janë në fazën finale të dialogut, por epilogu i këtyre bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke.

“Unë kërkojë që të kalojmë në fazën finale, të çështja e njohjes reciproke, ajo ka mbetur. Kam kërkuar ndihmën e Amerikës”, ka thënë kryeministri.

Megjithatë, kryeministri thotë se diçka e tillë është e vështirë, nëse në të nuk përfshihen edhe vendimarrësit si presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe kryeministri francez, Emmanuel Marcron

“Unë asnjëherë s’kam qenë krejt i bindur se kur i harxhojmë ato (marrëveshjet), kalojmë në një fazë finale për shkak se faza finale është vullneti politik i vendimarrësve të mëdhenj. Për fazën finale edhe presidenti Trump duhet të ketë pak kohë me u marrë me Kosovën, edhe kancelarja Merkel,edhe kryeministri Macron”, ka thënë kryeministrit.

Ai nuk shpreson që përfundimi i të gjitha marrëveshjeve për të cilat janë dakorduar në Bruksel pala kosovare dhe ajo serbe do të sjellë njohjen mes vendeve, nëse nuk përfshihen fuqitë botërore direkt në ndërmjetësim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme