Haradinaj kërkon sqarime shtesë për monopolin e homologimit

Sqarime shtesë ka kërkuar kryeministri Ramush Haradinaj, për monopolin në homologimin e veturave në Kosovë, raporton KTV .

Një ditë pas kërkesës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, që deputetët e kuvendit t’i bëjnë presion qeverisë për këtë çështje, Haradinaj ka folur për këtë temë.

Pasi ka shpjeguar format e kundërshtimit për një vendim, Haradinaj tha se nëse ka shkelje, udhëzimi mund të anulohet.

E, gjatë ditës ka pasur edhe një kërkesë të re nga dy organizata të shoqërisë civile, që Kuvendi dhe Qeveria ta ndërpresin monopolin.

Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në reagimin e përbashkët, kanë theksuar se udhëzimi administrativ që e mundëson këtë, është i kundërligjshëm dhe dëmton interesin financiar të qytetarëve.

Në reagimin e tyre, këto organizata kanë përmendur edhe opinionin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, që atëherë draft-udhëzimin administrativ, e gjente në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.

Ky institucion, në fund të vitit 2017, i kishte sugjeruar Ministrisë së Infrastrukturës liberalizimin e tregut të homologimit.

Lidhur me këtë çështje, javën e ardhshme pritet që Komisioni për zhvillim ekonomik, ta ftojë për raportim ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj.

Related image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme