Në një postim në faqet e tija personale në rrjete sociale, Daut Haradinaj edhe njëherë rreshtohet ndër qytetarë. I thjeshtë, me i drejtpërdrejtë se kurrë, Dauti flet për lëvizje të lirë duke kërkuar që lëvizja e lirë fillimisht të garantohet si e tillë brenda kufijve te vendit.
Ndër deputetët më të zëshëm të mandatit të fundit parlamentar, Dauti ishte mjaft aktiv në foltoren e Kuvendit.
Duke qenë pjesë e opozitës mjaft aktive gjatë mandatit të kaluar, ai ishte ndër më të zëshmit në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe kundër çështjeve me rëndësi për vendin.
Ish-deputeti nga radhët e AAK-së ka lindur më 1978. Edhe pse në moshë të re, ai ishte ndër të parët që iu është bashkuar thirrjes për luftë për çlirimin e Kosovës. Dauti ka të përfunduar studimet për drejtësi.
Lexoni me poshtë postimin e tij të plotë:
‘Kemi jep tokë e po thojmë livadhe private. Kom dhanë edhe vllazën e jepi prapë nëse është nevoja për këtë vend, por nuk është lufta për territore private. Keni nënshkru gabim, pranojeni.’, e citon ai veten te ketë thene ne njeren prej mbledhjeve ne Kuvendin e Kosovës.
‘Të shkojmë në çdo cep të botës, të lëvizim të lirë. Por ta shkelim njëherë tokën tonë deri në fund e të ju tregojmë fëmijëve tanë, që sot ata mund të lëvizin të lirë. Unë Daut Haradinaj, do jem zani yt.’, thote Dauti ne perfundim te porosisë se tij per qytetare.