98 ditë më parë, mori timonin për të udhëhequr qeverinë në përbërje të së cilës janë mbi 20 parti politike.
Por këtë të premte, Ramush Haradinaj ka kritikuar një pjesë të kabinetit të tij, për papërgjegjësinë ndaj Kuvendit dhe mos pjesëmarrje në seancat legjislative , për atë që ai e ka quajtur turizëm të tepruar nga ana e ministrave të kabineti të tij me vizita të shumta jashtë vendit, raporton KTV.
Ndërkohë, ka kërkuar nga ta të përgatisin raportet për prezantimin e punës në 100-ditshin e parë të qeverisjes, i cili do të prezantohet të mërkurën. Ai iu tha ministrave që t’ua hedhin një sy raporteve, në mënyrë që prezantimi të bëhet më efikas
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar propozim- vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore si dhe transfere dhe rialokime për organizata buxhetore të nivelit qendror për vitin 2017.
Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se Qeveria duhet të kërkojë nga komisioni për verifikimin e statusit të veteranëve të luftës, ta përfundojë punën dhe të sjellë listat përfundimtare të kësaj kategorie, pasi u duhen për planifikimet buxhetore.
Ndryshe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka theksuar se Kosova e ka momenti që të aplikojë në Këshillin e Evropës.
Në këtë mbledhje po ashtu i miratuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e shkollës rajonale të administratës publike.
Deri sa zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike, Sami Hajdaraj, teksa ka prezantuar projektligji i është referuar rezolutës 1244, për çka ka nxitur edhe reagimin e kryeministri Haradinaj se 1244, Kosova as në histori s’e përdor më.
Ndryshe, Qeveria po ashtu ka ndarë mjete financiare më vlerë prej 73 mijë euro, për Kampionatin Evropian për regjionin që është mbajtur me 3 dhe 4 qershor 2017