Haradinaj kritikon ministrat, u kërkon të jenë në seanca

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe sot para fillimit të mbledhjes së qeverisë iu ka tërhequr vërejtjen ministrave të kabinetit të tij.

Ai tha se mos pjesëmarrja e ministrave në seancat e kuvendit është jo serioze dhe nuk ka logjikë.

Sipas tij, nuk është e nevojshme që qeveria të jetë prezent gjatë gjithë seancës mirëpo të paktën gjatë kohës sa diskutohet për fushat e tyre.

Haradinaj ka ftuar ministrat që të paktën në seancë të dërgojnë një nga këshilltarët e tyre, raporton Ekonomia Online.

Qeveria është duke mbajtur mbledhjen e radhës ku në rend dite për shqyrtim ka 21 pika të rendit të ditës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme