Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka përkujtuar vëllezërit e tij, Enverin e Shkelzenin.
Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka treguar se familja e tij ka pasur shumë dhembje dhe padrejtësi, transmeton Indeksonline.
Por, Haradinaj ka thënë se kjo dhembje është kthyer në forcë që çdo ditë të angazhohen për të kthyer drejtësinë në Kosovë.
“Shkëlzen dhe Enver, pushka juaj i dha krah lirisë! Familja jonë ka pasë shumë dhembje e padrejtësi. Sot këtë dhembje duhet ta kthejmë në forcë, që t’ia besojmë lirinë ligjit dhe përditë të angazhohem që të triumfojë drejtësia në vendin tonë. Pushoni të qetë vëllezër!”, ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se Shkëlzen Haradinaj ishte komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit.
Ndërsa, Enver Haradinaj u vra në prill të vitit 2005. Vrasësi i tij ende nuk dihet, kurse rasti është mbyllur.