Haradinaj – Kusarit: Unë nuk di të vallëzoj para Gadafit si ti

Një përplasje mes kryeministrit Ramush Haradinaj e deputetet Mimoza Kusari Lilës ka ndodhur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Derisa ishte duke folur për resorin ekonomik, deputetja Kusari Lila ka akuzuar kryeministrin se nën udhëheqjen e tij po i dëmton marrëdhëniet e mira që Kosova i ka me shtetet fqinje, e sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj është kthyer prapa në histori, në një takim që zëvendësi i tij në qeveri, Behgjet Pacolli, vite më parë kishte organizuar një vizitë në Libi, te presidenti i asaj kohe, Muammar Gaddafi. Atje ishte organizuar ndej për disa ditë me radhë, e pjesë e delegacionit kishte qenë edhe Mimoza Kusari Lila, atëkohë nënkryetare e AKR-së, partisë së Pacollit.

“Unë nuk di të vallëzojë para Gaddafit”, i ka thënë si kundërpërgjigje Haradinaj, ndaj akuzës së Kusari Lilës për kritikën e saj.

Kusari Lila ka marrë sërish fjalën, për të thënë se kryeministri e ka ulur nivelin e diskutimit, duke shprehur kësisoj mosrespekt dhe jo dinjitet ndaj pozitës që mban.

“Mungesa e vizionit tuaj në qeverisje ka bërë që ju paradite të përmendni muskuj e forcë, e pasdite për kërcime e marrëdhënie. Jeni për keqardhje”, ka thënë Kusari Lila.

I është kundërpërgjigjur sërish Haradinaj, duke i thënë se “marrëdhëniet që unë kam krijuar me miq të Kosovës, veçmas me Amerikën janë ndryshe prej nivelit të OJQ-ve. Thatë që e kam prish gjuhën, por unë vetëm fola për aftësitë e tua të vallëzimit para Gadafit, nuk është prishje e gjuhës. Unë nuk di të vallëzoj, veç në naj rast tepër familjar. Por di t‘i respektoj miqtë, por çdo herë duke respektuar edhe vetën dhe ajo çka jam”, ka thënë Haradinaj.

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme