Haradinaj: Ky demarkacion është i vdekur, Komisioni një teatër i kukullave

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Daut Haradinaj, vlerëson se të gjeturat për matjen e territorit që u bënë sot nga Komisioni, e vërtetoi atë që siç tha ai, është një komision i porositur dhe se të gjeturat e tyre janë zero.

Thekson se ata, as kësaj radhe nuk kanë arritur që të ndryshojnë qëndrimin publik e as politik.

Haradinaj në një prononcim për Express u shpreh i  bindur se ky version i Demarkacionit është i vdekur për popullin e Kosovës dhe deputetët e zgjedhur.

“Ky komision artificial e vërtetoi se është një komision i porositur dhe me as një efekt në ndryshimin e mundshëm të qëndrimit publik dhe politik, madje as tek vet partitë e koalicionit, deputetët e të cilit tashmë veç po e rikonfirmojnë se të gjeturat e tyre janë ZERO”, tha Haradinaj.

Deputeti i AAK-së, i cili ishte shumë i zëshëm sa i përket kundërshtimit të shënjimit të kufirit me Malin e Zi, komisionin e formuar për matjen e territorit e quan vetëm një teatër të kukullave.

Thotë se me këtë veprim ata janë munduar të i mbulojnë dështimet dhe izolimin sa i përket vizave.

“Kjo tendenca të qeveris përmes ketij komisioni ishte veç një teatër i kukullave për të mbuluar dështimet dhe izolimin e vazhdueshëm te qytetarëve për shkak të mos punës dhe inkurajimit që vet ia kanë bërë që demarkacioni të jetë kusht për viza”, tha ndër tjerash ai.

Dështimet, siç bën të ditur deputeti i AAK-së, nuk mbulohen me tryeza të njëtrajtshme. “Ky version i demarkacionit nuk kalon”, përfundoi Haradinaj.

Komisioni  për matjen e territorit publikoi sot raportin dhe të gjeturat e punës së tyre të cilët konstatuan se vendi nuk humb tokë, ndërkaq sipas vlerësimeve të tyre, Çakorri u tha se mbetët jashtë territorit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme