Ai tha se diaspora është vlera, arritja dhe krenaria e kombit
I nominuari për kryeministër të Kosovës, nga koaalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, përmes Facebook-ut i është adresuar qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Haradinaj ka shkruar për përpjekjet dhe rolin e diasporës për vite me radhë në Kosovë, duke thënë se diaspora shqiptare është vlera e Kombit.
“Të dashur qytetarë që tashmë jeni gjermanë, zviceranë, austriakë, skandinavë, amerikanë, australianë por kurrë s’e keni harruar vendlindjen, familjen, miqtë e të afërmit. Është e pamundshme të tregohen krejt sakrificat tuaja për të arritur aty ku sot jeni. Kam qenë vet pjesë e këtyre përpjekjeve, edhe në vitet 90, edhe në vitet e qëndrimit në Hagë edhe në muajt e ndalimit në Francë. Dhe në krejt këto faza sa të vështira aq edhe lavdishme të historisë sonë ishit dhe jeni JU, Diasporë e nderuar, ata që kurrë s’e harruat atdheun”, ka thënë Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”.
Ai tha se atdheu, qeveritë e kaluara, s’ju kanë trajtuar si duhet. “Kjo qasje do të ndryshojë menjëherë”, tha kandidati për kryeministër.
Haradinaj gjithashtu tha se diaspora shqiptare e Kosovës është vlera, arritja dhe krenaria e kombit.
Ramush Haradinaj përmendi edhe qëndrimin e tij në Francë. “Gjatë qëndrimit tim në Francë kam parë dhe përjetuar shqiptarët europianë, shqiptarët amerikanë, shqiptarët kanadezë, me qindra e mija, shqiptarë të cilët janë kudo me rrëfime suksesi e punë që lëjnë mbresë”, tha ai.
Ai u zotua se se do ta bëjnë Kosovën si ata. “Ua kam thënë sa herë: Do ta bëjmë Kosovën si ju! Së bashku!”./21Media