Haradinaj: Me koalicionin PAN, do të kryhen shumë sfida në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj gjatë tubimit të tij parazgjedhor në Therandë ka thënë se qytetet e Kosovës së bashku me rrethinat e tyre po vazhdojnë që ta mbështesin fuqishëm koalicionin e fitores.

Haradinaj ka thënë më tej se së bashku do ta zgjidhim çështjen e Demarkacionit, liberalizimin e vizave, do ta bëjnë Kosovën me ushtri si dhe do të largohen përgjithmonë bisdimet me Beogradin, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Qytetet e Kosovës me rrethinat e tyre, po e mbështesin fuqishëm Koalicionin e Fitores!

Sot edhe Theranda i tha: PO – Koalicionit të Fitores! Koalicionit të Fitores i duhet edhe vota juaj! Jo thjesht për ta arritur fitoren, por për të siguruar një votë të shëndoshë e vendimmarrëse, që ta zgjidhim demarkacionin ashtu siç e kemi thënë – kufiri në Çakorr e në Kullë të Zhlepit, të marrim liberalizimin e vizave, ta bëjmë Kosovën me ushtri, ta largojmë njëherë e përgjithmonë ndikimin e Beogradit nga Kosova, të hapim perspektivën e plotë për një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm ekonomik, duke siguruar punësime për të rinjtë dhe gratë në vend si dhe mirëqenie të merituar për qytetarët e vendit.

Mos lejoni që vendimmarrja të kushtëzohet nga agjendat e atyre që e kanë stagnuar, penguar e cenuar Kosovën që të ecë përpara.

Sot, Kosova ka shumë sfida para vetes. Ne nuk e kemi luksin e pritjes dhe vëzhgimit se çka po ndodhë në Kosovë dhe rreth nesh. Është koha e vendimeve të mëdha për vendin dhe qytetarët tanë.

Në këto rrethana vota për LDK-në është votë e shpenzuar kot, është votë për stagnim dhe institucione të pafuqishme në vendimmarrje!

Në këto rrethana vota për VV-në eshtë votë e shpenzuar kot, është votë për ekperimente të padobishme dhe lojë me shumë të panjohura me shtetin.

Është momenti i fundit që të arrijmë dhe t’i realizojmë objektivat tona si shtet dhe si shoqëri e që njëherë e përgjithmonë, t’i përmbyllim temat që po e mbajnë Kosovën peng e të lodhur tash e sa vite.

Andaj, më 11 qershor votojeni koalicionin me numrin 12, koalicionin e fitores për Kosovën shtet me integritet e sovranitet të plotë, shtet me ushtri, shtet që do t’i ndalë njëherë e përgjithmonë ndikimet e cënimet e vazhdueshme nga Serbia.

Më 11 qershor votojeni koalicionin me numrin 12, koalicionin e fitores për Kosovën, që pa vonesa do ta sjellë liberalizimin e vizave dhe nuk do t’i vonojë proceset integruese të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Më 11 qershor votojeni koalicionin me numrin 12, koalicionin e fitores për Kosovën që do të hapë vende të reja të punës, të sjellë investime të fuqishme nga vendet mike dhe të sigurojë një të ardhme të garantuar për shtetin e Kosovës.

#KohapërFillimineRi!

RH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme