Në Qeverinë e Kosovës, krah 21 ministrave punojnë edhe 74 zëvendësministra.
Pavarësisht se ka pasur ankesa për këtë numër kaq të madh, nuk ka plan për zvogëlimin e tyre.
Madje për këtë, Haradinaj, ka mohuar se ka pasur një kërkesë nga SHBA dhe BE, njofton Klan Kosova.
“Nuk qëndron kjo. Është njëfarë bindje. Nuk e ka askush interesim këtë temë. As BE as Amerika s’ju intereson kjo pjesë”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve.
“Ata mendojnë se duhet kornizë për qeverisjen por jo kështu në këtë bazë”.