Haradinaj: Mos nxitoni, për dialogun flasim një herë tjetër

Në Kuvendin e Kosovës është hapur një debat pasi  Partia Social Demokrate ka kërkuar të hapet debat për dialogun final në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Visar Ymeri, në emër të PSD’së, ka kërkuar që të votohet një mocion që Kuvendi të shmanget nga pikat e rendit të ditës dhe si temë që të shqyrtohet sot, të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Periskopi.

Fjalën për këtë çështje, e ka marrë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se sot nuk do të duhej të diskutohej për dialog, pasi që sipas tij, deputetët duhet të mos nxitojnë, por të përgatiten, sic tha ai, për një seancë të tillë.

“Ne kemi furnizu parlamentin me raport për të arriturat dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve nga 2013, një raport konkret, hera e parë një transparencë e këtij raporti. Aktivizimi i seancës për debat është një lloj nxitimi . Nëse dëshirojmë të mbajmë një seancë kaq të rëndësishme që është ma me peshë në vend, ju sugjeroj të bëni përgatitjet e duhura”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme