Haradinaj në Koshare: Luftuam që në Kosovë të mos ketë shkelje dhe padrejtësi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Koshares ku para 19 vjetësh arriti të shemb kufirin e dhunshëm ndërmjet shqiptarëve.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-së, për t’i dhënë krahë paqes kudo në botë, njofton Klan Kosova.

“Nuk shkuam në luftë për të poshtëruar popullsinë jo-shqiptare, por e bëmë që të mos ketë shkelje dhe padrejtësi.Që të ndërtohet një shtet ku të gjithë ndihen të sigurt dhe ku frika i lë vend shpresës e ku pa dallim secili mund të krijojë lumturinë e vet” tha ai.

“Shqiptarët asnjëherë nuk sulmuan tokat e fqinjëve dhe nuk ua cenuan lirinë, e duan paqen por jo edhe nënshtrimin.Patën guximin t’i kapin armët të luftojnë për liri e dinjitet pa pyetur për çmimin”, deklaroi Haradinaj.

“Në rrugën tonë për liri kemi parë gjithë ato tmerre që i ka lufta por kemi parë edhe trimëri të papërsëritshme të heronjve tanë, krenohemi me heronjtë si Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu e shumë bashkëluftëtarë të tjerë” shtoi ai.

Ka filluar mijëvjeçari i shqiptarëve dhe ky është shekulli i parë i shtetit tonë sovran, me qëllim të bashkimit të shqiptarëve në familjen euroatlantike. Në këtë rrugë do të kemi plotë sfida por jemi të vetëdijshëm se me shembullin e heronjve dhe unitetin e tyre do t’ia arrijmë qëllimit”.

Lavdi dëshmorëve, lavdi heronjve”, ka përfunduar Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme