Haradinaj: Ngecja me vizat për faj të Qeverisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka filluar një bashkëbisedim me qytetarët në Prishtinë lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, ku tha se askund nuk ekziston një hartë e cila thotë që kufiri me Malin e Zi është në Kuqishtë, por, sipas tij, këtë e tha vetëm Murat Meha.

Ai në këtë takim tha se si opozitë janë ndodhur para dy sfidave të mëdha, siç është “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi. Sipas tij, nga viti 1946 është vendos një kufi për Kosovën, raporton Kosovapress.

Haradinaj tha se Kosova ka stagnuar në shumë plane por si opozitë e kanë shpëtuar shtetin nga një rrëshqitje.

Ai ka thënë se probleme tjera të Kosovës janë ushtria dhe korrupsioni. Kurse, sa i përket Trepçës, ai tha se Qeveria nuk ka treguar se ka ndonjë vizion.

I pyetur nga Bardh Maliqi për liberalizim të vizave, Haradinaj tha se “arsyeja kryesore për këtë ngecje të vizave është Qeveria e Kosovës”.

Haradinaj është pyetur edhe për LDK-në duke thënë se “të gjithë politikën rugoviane të kultivuar për 20 vjet, dikush e bëri pazar për një natë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme