Haradinaj: Nuk do të ndalem së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se nuk do të ndalet asnjë çast së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit.

Haradinaj gjithashtu ka theksuar sot se do të merren vendime për programin e  reformave në ekonomi si dhe do të vendoset për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro.

Ky është postimi i plotë:

Kosova me ekonomi të qëndrueshme: Ngrohje për Prishtinën, ujë për Ferizajn

Nuk do të ndalem asnjë çast së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit tonë!

– Sot, marrim vendime për programin e reformave në ekonomi.

– Do të vendosim për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro. Kjo ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

– Financimi i projektit për furnizimin me ujë në Ferizaj!

– Do t’i takoj sot përfaqësuesit e bizneseve dhe Odën Ekonomike. Po bëhemi gati për Konferencën e BERZH-it në Londër, ku bizneset nga Kosova do të aplikojnë për projektet e mëdha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme