Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron sot në një vizitë pune në Komunën e Gjakovës, dhe ndër të tjera ka folur edhe për Demarkacionin.
Ai ka thënë se qëndrimi i tij ndaj këtij procesi nuk ka ndërruar, dhe se është po ai i njëjti sa ka qenë në opozitë.
Haradinaj thotë se vetëm e ka ndjerë si obligim që ta procedojë në Kuvend.
Sipas tij, është e papranueshme se pse kjo punë po zgjatet, dhe kërkoi nga deputetët që sa më shpejtë të marrin vendim rreth kësaj çështjeje.
Haradinaj deklaroi se qëndrim nuk ka ndryshuar as ndaj Gjykatës Speciale, e as ndaj Asociacionit të komunave me hsumicë serbe.