Haradinaj ka uruar të gjithë deputetet e rinj dirsa ka thënë se është mirë që është caktuar seanca konstituive kur sipas tij, së pari do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe pastaj pa vonesa edhe Qeveria.
Por, kandidatit për kryeministër i koalicionit fitues të zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma nuk ka treguar nëse ka numrat për tu zgjedhur kryeministër. Madje kur është pyetur nëse i ka siguruar votat e nevojshme, ai është përgjigjur se “Kuvendi i ka 120 deputetë dhe se do të shohim”. /Lajmi.net/