Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se paga e kryeministrit të vendit është në numrin rendor 69 në Kosovë.
Në interpelancën që ka filluar në lidhje me këtë vendim me kërkesë të LDK-së, Haradinaj tha se në bazë të rangut të përgjegjësive që mban kryeministri dhe ministrat nuk munden me qenë në numrin 69.
Megjithatë Haradinaj tha se vendimi i tij është aktualisht në Gjykatën Kushtetuese dhe ai është pezulluar derisa Gjykata ta marr vendimin.
“Sido që të jetë ai vendim ne do ta respektojmë, por është e habitshme indiferenca që ka ndodh në të kaluarën, leje kryeministrin apo ministrin por kryetari i KGJK-së ose kryeprokurori me lënë në vendin e 69 tregon orientimin tonë”, tha Haradinaj.