Haradinaj për heqjen e vizave: Urime Kosovë!

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e quajti lajm të mrekullueshëm votimin e Parlamentit Evropian për heqjen e pengesës së fundit për liberalizimin e vizave.

Ai shkroi në Facebook të martën se është momenti që Kosova të marrë sa më parë konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe.

“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot hoqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovë! Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses. Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe.Urime Kosovë”, shkroi Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme