Haradinaj për letrën e Trump: SHBA vazhdon ta mbështesë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si lajm të mirë letrën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump drejtuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës. ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, ka thënë Haradinaj.

“Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme