Daut Haradinaj nga Aleanca, ka thënë se opozita është pjesë drejtpërdrejt përgjegjëse e situatës aktuale në vend.
E gjitha kjo, sipas Haradinajt është për shkak të mos bashkëpunimit të sinqertë mes liderëve opozitarë.
“Opozita në përgjithësi ka qenë e lënduar. Perceptimi publik ndaj opozitës nuk ka qenë më i miri. Pastaj mungesa e lidershipit në PDK, të jemi të sinqertë, me gjithë respektin për Bedri Hamzën, Memli Krasniqin që unë i çmoj pa asnjë diskutim – e kanë kry detyrën qysh iu ka hije, por nuk janë as Hashim as Kadri. Edhe LDK ka pasë trauma të shpeshta. Ndërrimi i lidershipit, strukturave, humbja në disa komuna serioze – u pa që kjo parti është e traumatizuar. Edhe sot e kësaj dite, ka problem me nxjerr identitetin e lidershipit. Dhe, si Aleancë numrat nuk i kemi pasë stabil, numra të limitum. Pastaj, prishja e koalicionit mes garuesve të Aleancës, në këtë rast, Limaj-Haradinaj”.
“Mundësi dhe arsye kemi pasë. Nëse e ktheni pak kujtesën për 6 vjet një protestë të vetme nuk e kemi në këtë aspekt. Ka ardhë Kosova në situatë kur Njësitë Speciale të maskuar me protestu para objektit të Qeverisë – ndërsa qytetarë opozitarë kanë hesht. Kjo është send që duhet me kritiku veten pak. Tash, kjo legjislaturë që po vjen, shpresoj që kanë me i hap sytë e me qenë më kritik. Protesta është mjet demokratik. Nuk do të thotë që ka me të dëgju Qeveria, por duhet me ngritë zërin. Duhet me i ndalë këto grupe mafioze që e shkatërrun popullin në aspektin e shitblerjes së rrymës. Kemi arritë në shifra miliardëshe tu ble rrymë në Serbi”, deklaroi ndër të tjera, Haradinaj.



