Haradinaj për rritjen e pagave: Do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses

 

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur interpelancën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave të kabinetit qeverisës.

Në fjalën e tij, Kryeministri i vendit tha që vendimi për rritjen e pagave është bërë me qëllim të nivelizimit të pagave, duke shtuar që në listën e renditjes së pagave, plot 69 zyrtarë të tjerë marrin pagë më të madhe se kryeministri i vendit, raporton lajmi.net.

“Rritja e pagave të të kabinetit qveritar ka mundësuar nivelizimin e pagave. Në listën e renditjes së nivelit të pagave, 69 zyrtarë tjerë marrin pagë më të madhe se Kryeministri i Kosovës. Në bazë të renditjes së përgjegjësive, kryeministri i vendit dhe ministrat nuk mund të jenë numër 69, ky vendim i rritjes pagave duke parë vlerësimin e AKK-së, e kemi pa mënyrën si e kanë argumentu, për mu kjo temë është në Gjykatën Kushtetuese dhe pres përgjigjen e saj dhe do ta respektojmë vendimin, është e habitshme indiferenca që ka ndodhur në të kaluarën, dhe kjo për ta lënë kryetarin e këshillit gjyqësor në listën e pagave në vendin e 69-të tregon vetvetiu se cili ka qenë orientimi ynë dhe si mund të avansojë vendi ynë” tha Haradinaj./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme