Haradinaj për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së: Ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbetur i mërzitur pas vdekjes së ish-ushtarit të UÇK-së, Rexhep Ahmeti.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat e tërë.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Rexhep Ahmeti.
Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë.

Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të.

Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Kryeministri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme