Kryeministri, Ramush Haradinaj, mbrëmë ka qenë pjesë e një darke pune në Bruksel.
Gjatë fotografimit që është bërë me të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Haradinaj ka zgjedhur që kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, ta përshëndes në gjuhën e saj, njofton Klan Kosova.
Derisa ka përshëndetur, kryeministrat tjerë që po qëndronin krah Federica Mogherini, në gjuhën angleze, e fundit ka qenë Bërnabiq, të cilën Haradinaj e ka përshëndetur me “Dobro veçe”, që në shqip ka kuptimin e “Mirëmbrëma”.
Edhe pse Haradinaj këtu ka përshëndetur në serbisht Bërnabiq-in, ajo nuk ia ka kthyer, vetëm se me zgjatje dore.
Më poshtë e keni momentin e përshëndetjes që Haradinaj iu bënë kryeministrave dhe veçanërisht Ana Bërnabiq-it të Serbisë.