Haradinaj përuron projektin 5.4 milionësh në Mitrovicë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianaj ka bërë përurimin e projektit prej 5.4 milionë euro “Ndërtimi i nënstacionit 110/10 (20) kV Ilirida dhe linjës nëntokësore transmetuese 110 kV”, në Mitrovicë.

“I lumtur të marr pjesë, në përurimin e projektit 5.4 milionë euro “Ndërtimi i nënstacionit 110/10 (20) kV Ilirida dhe linjës nëntokësore transmetuese 110 kV”, i zbatuar nga Kostt dhe EBRD dhe produkt i angazhimit të përbashkët, për të ndërtuar një sistem furnizimi me energji të sigurtë për dekada të tjera dhe bazë e fortë për zhvillim ekonomik dhe siguri”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Tutje kryeministri Haradinaj ka falënderuar edhe vendet mike të cilat kanë kontribuar për realizimin e këtij projekti.

“Falënderoj ShBA-të, Gjermaninë dhe të gjitha vendet që e kanë ndihmuar Kosovën për të pasur stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm të tregut të energjisë”, ka shkruar tutje ai.

Haradinaj nuk ka lënë pa e përmendur as Termocentralin Kosova e Re për të cilin ka thënë që është një nga projektet që i kontribuon stabilitetit energjetik në Kosovë.

Me Iliridën në Mitrovicë dhe nënstacionin e ri të Drenasit në vlerë prej 6.7 milionë euro, investimet e tjera në përmirësimin e rrjetit aktual, projektet për energjinë alternative dhe jetësimin e projektit të Termocentralit Kosova e Re, Kosova i ka përmbushur të gjitha parametrat për të qenë vend stabil në energji dhe i sigurtë për të investuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme