Kryeministri Ramush Haradinaj, është shprehur optimist se vitin që vjen Kosova do të anëtarësohet në NATO dhe OKB. Duke folur për tërheqjen e Kosovës nga Interpoli dhe UNESCO, tha se ai po punon për një Kosovë të fuqishme në tavolinë.
“E vetmja mënyrë Kosova me ju kthye tavolinës, po jo si dikush që shkon e i lutë për takime ose jo si një organizatë joqeveritare, ne kemi detyra, kontratë me punët që i bëjmë në vend, avancimi i punëve të vendit nuk ka lidhje cili është në tavolinë, po Kosova është e fuqishme në tavolinë, dhe unë po punoj për një Kosovë të fuqishme në tavolinë edhe për Interpol vitin që vjen por edhe për UNESCO dy vite më vonë, po jo vetëm kaq në perspektivës e kemi anëtarësimin në NATO edhe OKB-në.
Haradinaj tha se gjendja që e ka gjetur nuk ka mjaftuar e arritura e Kosovës për të avancuar, pra ka qenë e pamjaftueshme.