Haradinaj pranon se nuk i lexon raportet e zëvendësministrave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur sot edhe për raportin e zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës.
Kreu i ekzekutivit të vendit në një intervistë për Telegrafin tha se kjo qeveri është ndryshe nga të tjerat dhe nuk krahasohet me të kaluarat.

“Çdo temë që është akumuluar me vite ne e kemi zbërthy. Është qeveri që vepron, trajton tema, përballet me sfida që janë akumuluar…”, tha Haradinaj.

Kryeministri ka folur edhe rreth raportimeve të zëvendësministrave.

“Forma e raportimit nuk është një standard që raportohet, por dëshmon angazhimin e tyre… Shumica e tyre janë korrekt”, tha ai.

Kryeministri tha se nuk i ka lexuar raportet por i ngarkon disa persona që t’i analizojnë këto raporte. Haradinaj, duke folur për punën e Qeverisë ka folur edhe lidhur me raportin që kanë me Listën serbe.

Ai tha se raporti me Listën serbe është më i ndjeshëm dhe se mundohen të kenë bashkëpunim me ta.

“Në kohën kur ministri nuk është në zyrë, janë zëvendësministrat shqiptarë që i kryejnë punët”, tha Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme